Lajme
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve
Mbi 25 mijë vetëtima goditën vendin, ndërsa reshjet e dendura shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe bllokim të trafikut në disa rajone
Stuhi të fuqishme me reshje intensive shiu goditën Zvicrën të martën në mbrëmje dhe gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje, anulime fluturimesh dhe probleme të mëdha në transportin rrugor e hekurudhor, transmeton albinfo.ch.
Sipas SRF Meteo, gjatë stuhisë u regjistruan mbi 25 mijë vetëtima në mbarë vendin.
Në kantonin e Cyrihut, reshjet e dendura përmbytën rrugë, nënkalime dhe bodrume, ndërsa kanalizimet nuk arritën të përballonin sasinë e madhe të ujit. Vetëm mes orës 20:30 dhe 01:00, shërbimet e zjarrfikësve realizuan më shumë se 700 ndërhyrje, kryesisht në qytetin e Cyrihut dhe komunat Wallisellen, Dübendorf dhe Rafz.
Dhjetëra fluturime u anuluan
Stuhia shkaktoi kaos edhe në Aeroportin e Cyrihut. Mbi 30 avionë që po fluturonin drejt Cyrihut u devijuan për në aeroportet e Shtutgartit, Gjenevës dhe Bazelit.
Si pasojë, deri në orën 07:00 të mëngjesit të së mërkurës u anuluan 70 fluturime, ndërsa shumë pasagjerë u detyruan ta kalonin natën në aeroport.
Ndërpritet koncerti i Linkin Park
Për shkak të motit të keq, koncerti i grupit rock Linkin Park në stadiumin Letzigrund të Cyrihut u ndërpre për rreth 45 minuta, përpara se të rifillonte pas përmirësimit të kushteve atmosferike.
Rrëshqitje dheu dhe bllokime rrugësh
Probleme pati edhe në Zvicrën Qendrore. Në kantonin Uri, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve detyruan autoritetet të mbyllnin disa rrugë, përfshirë segmentin e rrugës pranë Seedorfit dhe zonën e kalimit malor Susten.
Përmbytjet çuan gjithashtu në mbylljen e një pjese të autostradës A2, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e emergjencës dhe të shmangin zonat e prekura.
Fatmirësisht, sipas policisë kantonale të Urit, nga stuhitë nuk është raportuar për persona të lënduar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhia “paralizon” Aeroportin e Cyrihut, anulohen 70 fluturime Moti i keq shkaktoi devijime, anulime dhe vonesa të shumta, ndërsa dhjetëra pasagjerë mbetën të bllokuar... -
Një tjetër valë stuhish godet Zvicrën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje dhe breshër -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Zvicra regjistron qershorin e tretë më të nxehtë -
Zvicra shtyn lansimin e identitetit elektronik për arsye sigurie












