Muzikë
Vlashent Sata, live në Bernë
Një udhëtim muzikor mes rrënjëve shqiptare dhe frymës franceze. Vlashent Sata është këngëtar, kantautor, kompozitor dhe pianist franko-shqiptar
Më 25 tetor 2025 Konsi Bern (Kramgasse 36, 3011 Bern), do të tingëllojë një zë që tejkalon kufijtë e gjuhës dhe kulturës – Vlashent Sata, këngëtari, kompozitori dhe pianisti franko-shqiptar që ka bërë bashkë elegancën franceze dhe shpirtin shqiptar në një gjuhë universale: muzikën.
🕖 Ora: 19:30
📍 Vendi: Konsi Bern
🎟️ Biletat: www.jadeevent.ch/events/vlashent-sata
Për artistin:
Vlashent Sata (i lindur më 1983 në Tiranë) është këngëtar, kantautor, kompozitor dhe pianist franko-shqiptar, i njohur për stilin e tij poetik dhe të sofistikuar.

I rritur në një familje muzikantësh, ai nisi të performojë që në moshën pesëvjeçare, duke ndjekur pasionin për muzikën nën frymëzimin e të atit, muzikologut të njohur Loro Sata. Në adoleshencë, ai nisi të kompozonte dhe zhvilloi në mënyrë autodidakte aftësitë e tij në kitarë.
Në vitin 2002, Sata u zhvendos në Francë, ku vazhdoi studimet e avancuara për piano në Bordeaux dhe Paris, nën udhëheqjen e Denis Pascal dhe Romano Pallottini.
Pas diplomimit në pedagogji muzikore (2011), ai nisi karrierën akademike si pedagog në konservatorët “Paul Dukas” dhe “Gabriel Fauré” në Paris, ku vazhdon të ligjërojë edhe sot.
Albumi i tij debutues, “Hana” (2016), u prit me vlerësime të larta nga kritika dhe u transmetua në radio ndërkombëtare, nga Montreali deri në Dakar.
Përveç krijimtarisë së tij muzikore, ai është themelues dhe drejtor artistik i “Zâ Fest”, festivalit më të njohur shumëdisiplinor në Shqipëri, që ka sjellë një frymë të re në peizazhin artistik shqiptar, duke bashkuar muzikën, poezinë dhe artet vizuale në një formë të pastër e autentike.
Ky koncert është pjesë e një kalendari të pasur eventesh që synojnë promovimin e artit shqiptar në Zvicër dhe forcimin e urave kulturore mes artistëve dhe komunitetit të diasporës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Tetor 2025
- Ora19:30
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit25 Tetor 2025 - 23:45
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi











