Shkurt.ch
18 kantone këtë fundjavë nisin pushimet e verës
Pushimet verore fillojnë për 18 kantone zvicerane, autoritetet paralajmërojnë kolona automjetesh dhe temperatura deri 36 gradë.
Rrugët zvicerane këtë fundjavë do të vërshohen nga automjetet, sidomos në jug të vendit. Në 18 kantone fillojnë pushimet verore. Edhe Holanda dhe Belgjika filluan me pushimet këtë javë. Në shtetin gjerman në Nordrhein-Westfalen kanë filluar pushimet fundjavën e kaluar. Prandaj, shërbimi i transportit VIASUISSE pret nga e premtja valën e parë të automjeteve.
Kolonat e automjeteve do të filojnë të premten para tunelit “Gotthard”, thotë zëdhënësja e VIASUISSE për 20min, Jessica Ladanie.
Pritjet do të zgjasin deri të shtunën natën vonë.
“Ne presim që të shtunën rreth 10 deri 13 kilometra bllokim të trafikut në hyrje të tunelit Gotthard. Kjo korrespondon me një periudhë pritjeje prej një e gjysmë deri në dy orë”.
Edhe në rrugët e tjera nëpër autostradat zvicerane mund të ketë vonesa në trafik.
Deri të premten MeteoNews parashikon temperaturat të shkojnë deri në 36 gradë.
Një test laboratorik i TCS tregon se nëse temperaturat e jashtme shkojnë deri j 25 gradë, brenda në veturë do të jetë 45 gradë.
Ekspertët e trafikut rekomandojnë të merrni shumë ujë gjatë rrugës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













