Kosova
Gjenerali Wesley Clark konfirmohet zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit
Wesley Clark pritet të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjenerali amerikan Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar i mbrotjes së ish presidentit Hashim Thaçi në Hagë, përcjell albinfo.ch.
Referuar dokumenteve zyrtare, mbrojtja e Thaçit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit amerikan të fillojë më 19 nëntor.
“Në përputhje me Urdhrin e Trupit Gjykues të 2 shtatorit 2025, mbrojtja e z. Hashim Thaçi njofton se është marrë miratimi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullit 107”), që autorizon deklaratën2 dhe dëshminë e dëshmitarit të saj të fundit, 1DW-007, Gjeneral Wesley Clark”.
Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.
Fushata e sulmeve të NATO-s, e cila ka zgjatur 11 javë, është kryer për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg












