Kosova
KQZ-ja certifikon rezultatet për kryetarë në 35 komuna për zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit për kryetarë në 35 komuna. Me 10 vota për, KQZ-ja certifikoi rezultatet, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa po ashtu u shpallën edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kuvende komunale në 37 komuna. Përjashtim ka mbetur komuna e Drenasit, ku ende në Gjykatën Supreme nuk është përmbyllur vendimmarrja për një ankesë të parashtruar, ka njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Sot janë shpallur rezultatet përfundimtare edhe për zgjedhjet për kryetarë në Prishtinë, Junik e Mamushë.
Radoniqi ka thënë se KQZ-ja ka qenë gati qysh javën e dytë pas zgjedhjeve të shpallë rezultatet e ta bëjë certifikimin, por për shkak të ankesave të shumta që ka pasur në PZAP dhe Gjykatë Supreme ka qenë e pamundur të bëhet.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












