Lajme
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër
Vala e të nxehtit mund të zgjasë deri në fund të muajit në Zvicër
Meteorologët parashikojnë që temperaturat mbi 30 gradë dhe netët tropikale do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa qershori mund të shënojë rekord për numrin e ditëve me vapë, përcjell albinfo.ch.
Zvicra po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperatura që në shumë rajone kanë kaluar 30 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë mund të vazhdojë deri në fund të muajit qershor.
Shërbimi meteorologjik MeteoNews ka bërë të ditur se ekziston mundësia që vendi të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta për ditët e ardhshme, ndërsa MeteoSwiss ka lëshuar paralajmërime për vapë në disa rajone të vendit.
Nëse kjo periudhë vazhdon, qershori mund të regjistrojë numrin më të madh të ditëve me temperatura mbi 30 gradë që nga fillimi i matjeve.
Meteorologët rikujtojnë se një ditë e nxehtë konsiderohet kur temperatura arrin ose kalon 30 gradë Celsius, ndërsa natë tropikale quhet ajo gjatë së cilës temperatura nuk zbret nën 20 gradë.
Një ndërprerje e shkurtër e vapës pritet të premten, kur në disa zona mund të ketë stuhi të fuqishme. Megjithatë, nga e shtuna moti parashikohet të stabilizohet sërish, duke rikthyer temperaturat e larta. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qindra kompani në Cyrih paguajnë punëtorët nën standardet ligjore 396 kompani në Cyrih nuk respektuan standardet e pagave... -
Cyrih/Vjenë
Trenat e rinj të natës lidhin Cyrihun me Vjenën -
Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër -
Zvicra renditet ndër vendet më të dobëta në Evropë për luftën kundër duhanit -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës













