Lajme
Interesim i madh për ngjarjen e CH-APEN & albinfo.ch: Shqiptarët e Zvicrës mes tre brezave
Një mbrëmje që vërtetoi se komuniteti shqiptar në Zvicër po e shkruan historinë e tij me dinjitet, punë dhe krenari ndër breza
Mbrëmjen e të shtunës së javës që shkoi patëm nderin të organizojmë dhe të udhëheqim eventin speak@oda me temën “Shqiptarët e Zvicrës mes tre brezave” në Restorant Letzigrund, në Zurich. Interesimi ishte aq i madh, saqë u desh të improvizonim vende shtesë për mysafirët, gjë që tregoi se komuniteti ynë ka etje për t’u bashkuar dhe për të ndarë histori nga e kaluara e tyre emocionale.
Në qendër të mbrëmjes qëndruan shoqatat profesionale shqiptare, të cilat përfaqësojnë shtyllat më solide të diasporës sonë.
Kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës (LMSHZ), Dr. med. Mentor Bilali, prezantoi me qartësi dhe profesionalizëm punën dhe rrugëtimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër.
Ai solli disa ilustrime interesante nga e kaluara e tij personale si njëri ndër mjekët e parë shqiptarë që kishin trajtuar mediat zvicerane, me titullin “shqiptarët e mirë”.
AES – Albanian Engineering of Switzerland, u prezantua me dy nënkryetarët, Enver Halilajn dhe Kushtrim Ajvazin, të cilët sollën kontributin e mbi 100 inxhinierëve shqiptarë në Zvicër.


Në fund, Orhan Spahiu, kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, dha një panoramë të plotë të përfaqësimit dhe integrimit të komunitetit tonë në Zvicër.
Ajo që e shënoi vërtet mbrëmjen ishte dokumentari “Shqiptarët mes 3 brezave në Zvicër”. Dokumentari ishte mbresëlënës, i thellë dhe i sinqertë. Ai ngjalli emocione të forta tek të gjithë, aq sa shumë prej nesh pamë burra e gra të brezit të dytë që fshinin lotët, sepse secili gjeti një pjesë të vetes në historinë e rrëfimit të Nue Munishit, plakut të urtë nga rajoni i Gjilanit, i cili me fjalë të thjeshta, melankolike dhe plot peshë rrëfeu sakrificat, mungesat dhe shpresën e emigrimit të viteve ’70-ta.
Ai foli me një dhimbje e me një krenari të heshtur, me atë lloj zëri që të depërton në shpirt dhe emocione që nuk fshihen dot. Ky moment e bëri të qartë se historia e mërgatës është histori zemre.
Chapen po ashtu prezantoi përmes profesorit Taulant Qerkini ndryshimin e logos Chapen dhe logon e re të Business Franga Club. BFC synon përmes anëtarëve e afaristëve të njohur shqiptarë, të shtrojë rrugë të reja për start-up të rinj që janë kreativ me idetë e tyre për zhvillimin e bizneseve.


Logoja e re dhe logoja BFC janë një bashkim i elementet kombëtare zvicerane dhe shqiptare. Emri Business Franga Club ka motivin te monedha e parë shqiptare, që ishte frangu shqiptar.


Ekspozita artistike solli një dimension kulturor të bukur: pikturat “Lunarise” të artistes Olsjana Ajdini, veprat e profesorit Eshref Qahili, si dhe orët shqiptare Oradora Watches me simbolet e Skënderbeut dhe Adem Jasharit, u pritën me shumë interes.
Mbrëmja u mbyll me inaugurimin e Business Franga Club dhe me darkën e përbashkët. Atmosfera ishte aq pozitive, sa që edhe pas përfundimit zyrtar, mysafirët mbetën gjatë duke biseduar e kënduar bashkë me talenten e re, Trina Haliti. Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj nate të veçantë. Kjo mbrëmje vërtetoi se komuniteti shqiptar në Zvicër po e shkruan historinë e tij me dinjitet, punë dhe krenari ndër breza.
Fotot: Rromir Imami (albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi















