Kosova
Kurti: Municionet e para nga fabrika në Gjakovë do të dalin në fund të vitit 2026
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se në mesin e pikave, e kemi një më të veçantë dhe është kërkesa për shpronësim të pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale në Gjakovë.
Sipas tij, me miratimin e kësaj, do t’i hapin rrugë në terren për fabrikën e municioneve, të parët e këtij lloji në Kosovë.
“Kjo do ta rrisë sigurinë, do ta forcojë ushtrinë dhe do të rrisë kapacitetet tona. E bën edhe më të veçantë që po e miratojmë në Ditën e Forcës. Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Do të shërbejë kjo zonë industriale edhe për investitorë të tjerë që jemi në kontakt për lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Rihapen më herët se sa ishte planifikuar pikat kufitare mes Gjenevës dhe Francës Pas përfundimit të samitit të G7, autoritetet kanë vendosur të rihapin që nga mëngjesi i së... -
Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër -
Qindra kompani në Cyrih paguajnë punëtorët nën standardet ligjore -
Cyrih/Vjenë
Trenat e rinj të natës lidhin Cyrihun me Vjenën -
Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër












