Lajme
Mbërrijnë në Zvicër trembëdhjetë fëmijë të plagosur nga Gaza
Fëmijët janë dërguar në spitale në kantonet Basel-Stadt, Fribourg, Gjenevë, Graubünden, Jura, Ticino, Vaud dhe Valis
Trembëdhjetë fëmijë të tjerë të plagosur nga Rripi i Gazës kanë mbërritur në aeroportin e Gjenevës dhe në atë të Cyrihut. Ata po merren nga kantone të ndryshme dhe po marrin trajtim mjekësor në spitale, sipas Zyrës Federale të Mbrojtjes Civile dhe Ndihmës në Fatkeqësi (FOC), transmeton albinfo.ch.
Fëmijët në fjalë kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor që nuk mund të ofrohet në Rripin e Gazës, shkruan srf.ch.
Sipas FOC, fëmijët janë dërguar në spitale në kantonet Basel-Stadt, Fribourg, Gjenevë, Graubünden, Jura, Ticino, Vaud dhe Valis.
Siç është bërë e njohur më parë, Kantoni i Cyrihut pati refuzuar të marrë për trajtim fëmijët nga Gaza.
Në fund të tetorit, Zvicra kishte pranuar tashmë shtatë fëmijë.
Sipas FOC, operacioni për evakuimin e fëmijëve të plagosur nga Rripi i Gazës tani ka përfunduar.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme Vala e të nxehtit në Zvicër, Cyrihu nis mbështetje për të moshuarit... -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit











