Lajme
Socialistët dhe demokratët arrijnë ujdi për reformën në drejtësi
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) dhe ata të Partisë Socialiste (PS) kanë arritur ujdi rreth çështjes së reformës në fushën e drejtësisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafa, njoftoi të hënën se është arritur marrëveshje me opozitën dhe sipas tij një komisionin i përbashkët së shpejti do t’i bashkërendojë qëndrimet për reformën, njofton televizioni Top Chanel.
“Do të ngrihet një komision që do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Shpresoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv. Uroj që ky të jetë një ndryshim i vendimit të Kuvendit jo si akt formal, por t’i shërbejë vendit”, tha Xhafa.
Ai shtoi se reforma në drejtësi “është një proces që ka të bëjë me fatet e demokracisë”.
Ndërkohë, deputeti demokrat, Eduart Halimi, tha se reforma është shumë e rëndësishme. “Do të falënderoja partnerët ndërkombëtarë dhe kryetarin e komisionit që u tregua fleksibël në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, tha Halimi.
Ndryshe, gjatë vizitës së fundit në Tiranë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte bërë presion tek autoritet qeveritare dhe të opozitës, që të arrihej një koncesues kombëtar për reformën në fushën e drejtësisë, që është prioritet i procesit integrues të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












