Lajme
Xhixho: Stigmatizimi i shqiptarëve dhe të huajve të tjerë, rezultat i një debati të menaxhuar keq
“Fatkeqësisht, reagimet e së majtës kanë ardhur shumë vonë, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve të pranverës komunitetet u lanë të ekspozuara ndaj akuzave të padrejta"
Zgjedhjet komunale të mbajtura në fundjavën e kaluar në Vernier të Gjenevës kanë ngritur njüe debat të gjallë në opinionin e atjeshëm. Kjo ka ardhur si pasojë e dyshimit për manipulim të rezultateve të votimeve.
Sipas raportimit të gazetës Blick, mbi 200 fletëvotime janë konsideruar të dyshimta dhe janë dërguar për ekspertizë grafologjike, duke ngritur shqetësime për mundësi të manipulimit të rezultateve, shkruan albinfo.ch bazuar në raportimin e fundit të gazetës në fjalë dhe burimet e saj në Gjenevë.
Ndonëse hetimet janë ende në vazhdim dhe deri tani nuk ka asnjë person, emër apo komunitet të identifikuar si përgjegjës, nga adresa të caktuara politike të Gjenevës janë hedhur aluzione drejt komunitetit shqiptar.
albinfo.ch ka marrë me këtë rast prononcime nga disa personalitete të komunitetit shqiptar të Gjenevës.
Ish-deputetja e Gjenevës dhe politikania me origjinë shqiptare Dorina Xhixho, e cila ka ndjekur nga afër zhvillimet politike në kanton, e sheh situatën aktuale si pasojë të mungesës së reagimit të duhur në kohë: “Kjo situatë ishte paralajmëruar. Stigmatizimi i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera të huaja është rezultat i një debati politik të menaxhuar keq. Fatkeqësisht, reagimet e së majtës kanë ardhur shumë vonë, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve të pranverës komunitetet u lanë të ekspozuara ndaj akuzave të padrejta”, shprehet ajo për albinfo.ch.
Xhixho ka qenë anëtare e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Gjenevës. Ajo kishte bërë përpjekje të alarmojë opinionin publik edhe partitë politike për këtë situatë në mars–prill 2025, kur kishte shpërthyer afera me manipulimin e votës në Vernier.
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












