Lajme
Lugano po bëhet qendra zvicerane e bitcoin-it
350 biznese tashmë pranojnë pagesa me kriptomonedhë
Në qytetin jugor të Zvicrës, Lugano, përdorimi i bitcoin-it po hyn gradualisht në jetën e përditshme. Rreth 350 biznese, përfshirë dyqane, restorante dhe shërbime komunale, tashmë pranojnë pagesa me kriptomonedhë – një hap që po e shndërron qytetin në një prej zonave më miqësore ndaj kriptovalutave në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Falë bashkëpunimit midis bashkisë dhe platformës Tether, koncepti i pagesave digjitale ka filluar të marrë formë konkrete. Për shembull, në degët e McDonald’s në qytet, klientët mund të paguajnë me bitcoin përmes telefonit, një praktikë ende e pazakonshme në shumicën e vendeve të botës.
Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, bitcoin nuk është bërë ende mënyra kryesore e pagesave. Pjesa dërrmuese e blerjeve vazhdon të kryhet në franga zvicerane, ndërsa sektorë të rëndësishëm si transporti publik, karburantet dhe pagesa e faturave nuk e kanë adoptuar kriptomonedhën.
Nisma e quajtur “Plani B”, e nisur nga autoritetet lokale, synon rritjen e edukimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, me qëllim që Lugano të pozicionohet si një qendër e rëndësishme evropiane për teknologjinë blockchain dhe bitcoin-in, raporton BBC.
Por jo të gjithë janë entuziastë. Disa banorë shprehin skepticizëm për rreziqet që mbartin kriptovalutat, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për luhatshmërinë e madhe të tregut dhe mundësinë e humbjeve në rast falimentimi të platformave ku mbahen portofolët digjitalë.
Pavarësisht kritikave, autoritetet e Luganos theksojnë se do të vazhdojnë investimet drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale, duke e bërë qytetin një laborator inovacioni në fushën e financave moderne./Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut Kompania zvicerane e fluturimeve «Chair Airlines» ka zgjeruar praninë e saj përtej hapësirës ajrore. Deri në... -
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale ndryshon rregullat për tatimin mbi fitimet nga pronat në Zvicër Gjykata Federale e Zvicrës vendosi se tatimi mbi fitimet nga shitja e pronave nuk mund të... -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre -
Pesticide janë gjetur në 63% të ushqimit zviceran -
Këshilli i Kantonit të Lucernës liberalizon orarin e hapjes së dyqaneve










