Lajme
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern
Qeveria kantonale e Lucernit po diskuton rregullimin ligjor të asistimit të vdekjes në shtëpitë e pleqve, duke mbështetur kërkesën e Partisë Socialdemokrate që banorët e këtyre institucioneve të kenë të njëjtat të drejta si qytetarët që jetojnë në shtëpi, transmeton albinfo.ch.
Presidentja e Curaviva Lucern, Nadja Rohrer, sugjeron që vendimi për pranimin e asistimit të vdekjes të lihet tek shtëpitë e pleqve, duke vendosur kushte të qarta, si qëndrimi i banorëve në institucion për një periudhë të caktuar. Ajo thekson se kjo do të ndihmojë në parandalimin e “turizmit të vdekjes” dhe do të ruajë ekuilibrin midis kujdesit për banorët dhe stafit.
Disa kantone zvicerane, përfshirë Valais, Cyrih, Nidwalden dhe Zug, kanë rregulluar tashmë këtë çështje, ndërsa në Schwyz institucionet vendosin vetë për praktikat e asistimit të vdekjes. Parlamenti kantonal i Lucernit ka kompetencë të vendosë nëse organizatat e asistimit të vdekjes duhet të kenë akses në të gjitha shtëpitë e pleqve.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër "Pushimet e nxehta" nuk ekzistojnë, por punëdhënësit dhe shkollat kanë detyra - Dhe një shtëpi që... -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë











