Maqedonia
Avni Qahili emërohet drejtor i Muzeut Kombëtar të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut
Ky emërim vlerësohet si një hap domethënës drejt forcimit të diversitetit profesional dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në institucionet shtetërore të artit
Emërimi i Avni Qahili në krye të Muzeut Kombëtar i Arteve Bashkëkohore përbën një zhvillim të rëndësishëm për jetën institucionale dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky emërim vlerësohet si një hap domethënës drejt forcimit të diversitetit profesional dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës në institucionet shtetërore të artit.
Muzeu, i njohur për rolin e tij elitar në promovimin e artit bashkëkohor, pritet të vijojë misionin e tij me theks në zhvillimin e programeve cilësore, dialogun kulturor dhe hapjen ndaj bashkëpunimeve rajonale e ndërkombëtare. Nën drejtimin e Qahilit, synohet që aktivitetet e institucionit të pasurohen më tej dhe të krijohen mundësi të reja për prezantimin e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.
Me një profil të konsoliduar artistik dhe institucional, Qahili pritet të kontribuojë në forcimin e rolit të muzeut si platformë profesionale për artin bashkëkohor, duke respektuar standardet ndërkombëtare dhe traditën e ndërtuar ndër vite.
Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare) • Instagram photos and videos
(L.A.)
Të tjera nga Maqedonia

Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës
- Kompania e shqiptarit Albon Rexhepi kontribuon në kthimin e astronautëve të Artemis 2
- Tirana zyrtare mbështet studentët shqiptarë në Shkup: E drejta për provim në gjuhën shqipe duhet të respektohet
- “Respekto Ligjin për gjuhët”: Studentët shqiptarë në Shkup protestuan kundër diskriminimit institucional
E-Diaspora
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Samiti i Diasporës Shqiptare merr vëmendje globale: Mesazh nga ‘Times Square’ për lidhjen me atdheun -
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik”
Jeta në Zvicër
-
Alban Skenderaj mobilizon shqiptarët e Zvicrës Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit për koncertin e tij të parë në Zvicër, më... -
Rasti tronditës me 15 fëmijë të abuzuar në çerdhet në Winterthur, kishte sinjale paralajmëruese prej kohësh -
Ngjarjet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
Tregu i sigurimeve kibernetike po rritet me shpejtësi -
Kantonet armatosen kundër përhapjes së opioideve të rrezikshme













