Shkurt.ch
Rreth 1000 të infektuar nga bakteret fekale
Vetëm nga e enjtja e javës së kaluar deri të hënën në qytetin Le Locle të kantonit Neuchatel janë infektuar 800 deri 1000 banorë nga një infeksion zorrësh. Infektimin e kanë shkaktuar bakteret kolike (me origjinë fekale)që janë zbuluar në ujin e pijes, ndërsa mbetet ende e paqartë se nga kanë arritur ato në këtë ujë.
Siç bën te ditur spitali kantonal i Neuchatelut, deri tash në spitale të ndryshme të regjionit janë trajtuar rreth 80 persona me ankesa të ngjashme. Ndërkaq vetëm njëri nga ta, një pacient i moshuar vazhdon të mbahet ende në spital.
Si masë preventive, qytetarëve u rekomandohet që ujin e ujësjellësit para se ta përdorin ta vlojnë. Ndërsa analizat që janë duke u bërë pritet të tregojnë nëse uji i trajtuar me klor duhet të konsiderohet si i pastër dhe i pijshëm ose jo.
Rezultatet e këtyre analizave priten të jenë të gatshme deri të mërkurën ose të enjten.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












