Shkurt.ch
Zbritje e çmimeve të konsumit, zviceranët më shumë para në kuletë
Indeksi vendor i çmimeve të konsumit ka arritur muajin e kaluar në 97.8 pika, që është pozicioni më i ulët prej shumë vitesh
Ndryshimi i raportit të frangut ndaj euros, që ndodhi në fillim të këtij viti, ka dikuar qartë në uljen e çmimeve të artikujve jetësorë dhe shërbimeve në përgjithësi në Zvicër.
Indeksi vendor i çmimeve të konsumit ka arritur muajin e kaluar në 97.8 pika, që është pozicioni më i ulët prej shumë vitesh. çmimet e konsumit për herë të fundit kanë qenë në këtë shkallë në vitin 2007.
Por a duhet nxjerrë si përfundim nga kjo se zviceranët jetojnë më mirë gjegjësisht u mbeten më tepër para në kuletë në fund të muajit?
sfr.ch ka bërë një analizë dhe ka pyetur ekspertët lidhur me këtë çështje.
Shefi i zyrës për hulumtime BAAK Basel, Martin Eichler thotë se “është e vërtetë se jetesa është më e lirë, më e volitshme tash. Për shumicën e ekonomive familjare ka ndodhur një lehtësim”.
Pika në të cilën zvicerani mesatar shpenzon më së shumti, qiraja e banesës dhe energjia janë, marrë së bashku, më të lira në krahasim me një vit më parë për 0.5%. Në të vërtetë çmimet e qirasë janë ngritur gjatë vitit të fundit por çmimi i energjisë ka rënë së tepërmi. Kështu gazi për ngrohje është këtë vit plot 25 për qind më i lirë se një vit më parë. Dhe kjo e ka amortizuar dukshëm ngritjen e çmimit të banimit.
Ulja më e ndjeshme e çmimeve ka ndodhur në trafik, marrë në përgjithësi 4.8%. Shkaktari kryesor i kësaj uljeje është çmimi i automjeteve, më i ulëti në vitet e fundit. Edhe karburantet janë dukshëm më të lira. Kështu, çmimi i benzinës ka rënë për 10 për qind
Rënie kanë pësuar edhe çmimet e artikujve ushqimorë. Ato janë mesatarisht për 1.6% më lirë se një vit më parë.
Por, megjithatë, ka sfera në të cilat nuk ka zbritje çmimesh. Këto janë para së gjithash sigurimi shëndetësor, tatimet, sigurimet sociale etj. Pagesat për këto shërbime madje janë më të shtrenjta se më parë dhe tregojnë tendencë shtrenjtimi të mëtejmë. Ngritja e çmimit të sigurimeve shëndetësore madje, te familjet me të ardhura të ulëta, “i shpenzon” kursimet që ato kanë mundur të realizojnë falë çmimeve të zbritura të konsumit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













