Lajme
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Itali organizon shfaqjen e filmit “CIRKU FLUTURUES” për Ditën e Pavarësisë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizon një ngjarje kulturore në Firenze, ku do të shfaqet filmi kosovar “CIRKU FLUTURUES” (The Flying Circus). Ngjarja do të mbahet në UCI Cinemas Firenze, më 21 shkurt nga ora 19:00, shkruan albinfo.ch.
Filmi, i regjisorit dhe skenaristit Fatos Berisha, është një komedi e zezë e frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Ai tregon historinë e katër aktorëve nga Prishtina që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë, në kërkim të mundësive artistike dhe për t’u takuar me idhullin e tyre, Michael Palin. Në kastin e filmit janë aktorë si Velibor Topic, May-Linda Kosumovic, Tristan Halilaj, Bislim Muçaj, Fisnik Ademi, Refet Abazi dhe të tjerë.
Ky aktivitet jo vetëm që promovon kinemanë kosovare, por edhe forcon lidhjen kulturore mes diasporës shqiptare dhe atdheut, duke krijuar një mundësi për komunitetin të festojë së bashku krijimtarinë dhe identitetin kombëtar.
Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të konfirmojnë praninë në adresën: [email protected].
Shfaqja e filmit është një mundësi për të njohur më afër artin dhe historitë kosovare, duke shënuar kështu në mënyrë kreative Ditën e Pavarësisë së Kosovës./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër Sipas kritikëve, zgjerimi i autostradave mund të nxisë rritjen e trafikut në afat të gjatë dhe... -
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë











