Lajme
Varfëria në Vaud në rënie, falë politikave sociale
Varfëria në kantonin Vaud ka shënuar rënie gjatë viteve 2012–2022, duke zbritur nga 5% në 3.9% të popullsisë, sipas raportit më të fundit social të publikuar dhe prezantuar në Lausanne nga Rebecca Ruiz.
Raporti thekson se ndihmat financiare shtetërore kanë një rol vendimtar, duke ulur varfërinë me rreth dy të tretat. Pa këto përfitime, norma do të arrinte mbi 11%.
Gjatë kësaj periudhe është shënuar edhe rritje e standardit të jetesës me 4.5%, veçanërisht te të moshuarit dhe familjet me fëmijë, ndërsa një rënie e lehtë është vërejtur vetëm te personat e vetëm nën 65 vjeç.
Megjithatë, rreth 30 mijë persona vazhdojnë të jetojnë nën kufirin minimal të jetesës. Raporti vlerëson se sistemi i mbrojtjes sociale mbetet kyç për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies në kanton.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas Propozimi synon të parandalojë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të lëvizin në Kantonin e Cyrihut... -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale












