Lajme
Antisemitizmi në Zvicër mbetet në nivel të lartë, përhapja online rrit shqetësimin
Edhe pse incidentet në jetën reale kanë pësuar rënie, sulmet ndaj komunitetit hebre rriten ndjeshëm në internet, sipas raportit të fundit
Judenfeindlichkeit apo antisemitizmi mbetet një problem i madh edhe në Zvicër. Këtë e tregojnë të dhënat e Raportit mbi Antisemitizmin 2025, të publikuar nga Schweizerischer Israelitischer Gemeindebund dhe Stiftung gegen Rassismus und Antisemitismus, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit, incidentet antisemitike në botën reale kanë shënuar një ulje të lehtë në Zvicrën gjermanisht-, italisht- dhe retoromanisht-folëse. Megjithatë, antisemitizmi në internet ka pësuar një rritje të ndjeshme, me rreth 2,200 raste të regjistruara gjatë vitit të raportuar, krahasuar me rreth 1,600 raste në vitin paraprak.
Sipas Jonathan Kreutner, sekretar i përgjithshëm i Schweizerischer Israelitischer Gemeindebund, pas sulmit terrorist të Hamas më 7 tetor 2023 dhe luftës në Rripin e Gazës, jetesa e komunitetit hebre në Zvicër është ndryshuar ndjeshëm. “Përpara 7 tetorit, rastet e dhunës ishin shumë të rralla dhe merrnin vëmendje të madhe mediatike. Që nga atëherë kemi regjistruar mbi dy duzina sulmesh fizike ndaj hebrenjve,” tha Kreutner.
Këto sulme përfshijnë ofendime, deklarata armiqësore dhe dhunë fizike. Raporti përmend raste nga vitet e fundit, si në Luzern dhe Davos ku hebrenjtë ortodoksë janë goditur dhe shtyrë, si dhe një incident në Zürich ku një grua hebre ortodokse është goditur me gurë.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët













