Kinema
Kurti me lëvdata për filmin “Dua” me premierë botërore në Kanë
Filmi i Blerta Bashollit do të garojë për katër çmime kryesore në “Semaine de la Critique”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se filmi i metrazhit të gjatë “Dua” është përzgjedhur në seksionin prestigjioz “Semaine de la Critique” në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë, ku do të ketë edhe premierën e tij botërore, transmeton albinfo.ch.
Filmi “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, është përfshirë në një nga seksionet më konkurruese të festivalit, duke shënuar një tjetër moment historik për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare.
Kurti ka vlerësuar se Basholli, pas suksesit të madh me filmin “Zgjoi”, po vazhdon të përfaqësojë denjësisht Kosovën në botën e filmit, duke sjellë projekte të fuqishme artistike që po marrin vëmendje në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Kjo përzgjedhje konsiderohet edhe më e rëndësishme pasi është hera e parë që një film nga Kosova përfshihet në “Semaine de la Critique”, ku “Dua” do të garojë për katër çmime kryesore.
Në reagimin e tij, Kurti ka theksuar edhe mbështetjen institucionale dhe ndërkombëtare që ka marrë filmi, duke përmendur se ai është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, si dhe Cineforom.
Filmi “Dua” pritet të jetë një nga projektet më të rëndësishme të këtij edicioni në Cannes, duke sjellë edhe një herë në fokus potencialin dhe zhvillimin e kinemasë kosovare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri Një projekt kërkimor pjesëmarrës i realizuar nga Berner Fachhochschule (BFH) po sjell në qendër të vëmendjes... -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci
Jeta në Zvicër
-
Pse liqenet zvicerane janë nën presion dhe nga çfarë po kërcënohen tani Liqeni i Konstancës po bie në nivelet historikisht më të ulëta - pas një dimri me... -
Qeveria e Bernës kundër detyrimit të restoranteve për të pranuar para në dorë -
Zvicër: Norma referuese e kredisë hipotekare mbetet e pandryshuar -
Gotthard, dhjetë vjet të tunelit hekurudhor më të gjatë në botë -
Ekonomia zvicerane po rritet pak më ngadalë se sa pritej











