Lajme
EuroAirport do të rihapet më 21 maj, pas pesë javësh mbyllje
Pas renovimit të pistës kryesore, mbi 25 kompani ajrore do të rifillojnë fluturimet nga aeroporti.
EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg pritet të rihapet plotësisht më 21 maj, pas një mbylljeje pesëjavore për shkak të punimeve në pistën kryesore të ulje-ngritjeve, përcjell albinfo.ch.
Gjatë kësaj periudhe, aktiviteti në aeroport ishte shumë i kufizuar dhe vetëm kompania ajrore EasyJet vazhdoi të operojë fluturime.
Me përfundimin e punimeve të rinovimit, aeroporti do të rikthehet në funksion të plotë dhe më shumë se 25 kompani ajrore që përdorin rregullisht këtë aeroport do të rifillojnë fluturimet e tyre.
Rihapja e plotë e aeroportit pritet të rikthejë gradualisht edhe fluksin normal të udhëtarëve, duke lehtësuar lidhjet ajrore nga rajoni i Basel drejt destinacioneve të shumta evropiane dhe ndërkombëtare. /Albinfo.ch
Çfarë do të thotë për pasagjerët mbyllja e pistës në EuroAirport
EuroAirport i Bazelit mbyll pothuajse plotësisht pistën kryesore për disa javë
E-Diaspora
-
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën Deputeti i ardhshëm në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, e cilësoi vizitën në Prishtinë si... -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës -
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e gazetarëve mund të përdoren për të hetuar vetëvrasjen e dyshimtë në Zvicër Gjykata e Lartë Federale Zvicerane ka vendosur që pajisjet dixhitale të sekuestruara nga një gazetar fotografik... -
Sa shpejt mungesa e karburantit për avionë mund të anulojë fluturimet në Evropë? -
Votimi elektronik autorizohet në tre kantone për votimin e 14 korrikut -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërmerr veprime për rritjen e çmimeve të karburantit? -
Në maj mbyllen edhe resortet e fundit të skijimit në Zvicër












