Lajme
Klubi zviceran refuzon koncertin e Kanye West
FC Basel nuk pranoi të organizojë koncertin e reperit amerikan për shkak të deklaratave të tij antisemitike.
Klubi i futbollit FC Basel ka refuzuar një kërkesë për organizimin e një koncerti të reperit amerikan Kanye West në stadiumin St. Jakob-Park.
Artistit amerikan, i njohur edhe me emrin Ye, i ishin planifikuar disa koncerte në Evropë gjatë muajve të ardhshëm. Megjithatë, disa prej tyre janë anuluar ose shtyrë gjatë dy javëve të fundit, përcjell albinfo.ch.
48-vjeçari është kritikuar gjerësisht për deklarata antisemitike dhe për shprehje admirimi ndaj Adolf Hitler, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.
Klubi kampion i Zvicrës tha se është i interesuar ta përdorë më shumë stadiumin për aktivitete të ndryshme dhe se shqyrton me kujdes çdo kërkesë për evente të tilla.
“Në këtë rast, FC Basel mori një kërkesë dhe e shqyrtoi atë”, tha një zëdhënës i klubit.
“Megjithatë, pas një vlerësimi të detajuar, vendosëm të mos e vazhdojmë projektin, pasi në përputhje me vlerat tona nuk mund t’i ofrojmë një platformë artistit në fjalë.” (AFP)/Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Kanceri i zorrës së trashë po rritet tek personat nën 50 vjeç Numri i rasteve të kancerit kolorektal (zorrës së trashë) tek personat nën moshën 50 vjeç në... -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Mbi 100 familje në Gjenevë përballen me dëbim, nis dialogu për zgjidhje -
Zvicër: Rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi -
Zvicra kryeson botën për numrin e ekspertëve të Inteligjencës Artificiale për banor












