Lajme
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Presidenti zviceran Guy Parmelin
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, Ermal Dredha, ka zhvilluar ceremoninë zyrtare të dorëzimit të Letrave Kredenciale pranë Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimi i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tyre në disa fusha me rëndësi të veçantë.
Në fokus të bisedës ishte intensifikimi i vizitave të nivelit të lartë, zhvillimi i forumeve ekonomike, si dhe forcimi i bashkëpunimit në sektorë të interesit të përbashkët, përfshirë arsimin, turizmin, investimet në energjinë e pastër, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Zvicër.
Presidenti Parmelin vlerësoi pozitivisht punën e qeverisë shqiptare në kuadër të reformave për procesin e integrimit evropian, duke theksuar gjithashtu kontributin e Zvicrës në këtë drejtim përmes projekteve që lidhen me mirëqeverisjen, të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Nga ana e tij, ambasadori Dredha shprehu angazhimin për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit konkret mes dy vendeve mike./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar Shkrimtarja shqiptare mbajti leksion presidencial në CEU dhe u nderua me çmim në kuadër të 35-vjetorit... -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë -
Zvicër
Ansambli “TROJET”, 13 vjet në shërbim të trashëgimisë shqiptare në Zvicër -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit












