Lajme
Cyrih: Kompania amerikane ofron paga vjetore deri në 680 mijë franga për ekspertët e AI-së
Deri në 680 mijë franga në vit për ekspertët e AI-së në Cyrih
Një kompani amerikane e teknologjisë po ofron paga jashtëzakonisht të larta për specialistët e inteligjencës artificiale në Zurich, duke treguar kërkesën e madhe globale për ekspertë në këtë fushë, përcjell albinfo.ch.
Kompania Anthropic, e cila merret me kërkime dhe sigurinë e inteligjencës artificiale dhe ka selinë në California, është në kërkim të shkencëtarëve kërkimorë dhe inxhinierëve të AI-së për zyrën e saj në Cyrih. Pozitat e ofruara shoqërohen me paga vjetore që variojnë nga 280 mijë deri në 680 mijë franga zvicerane.
Në nivelin më të lartë të kësaj pagese, të ardhurat mujore mund të arrijnë mbi 56 mijë franga, një shumë që konsiderohet shumë e lartë edhe për standardet e pagave në Zvicër.
Profesori i ekonomisë në Zvicër, Michael Siegenthaler, thotë se aktualisht ka një konkurrencë të fortë për ekspertët më të mirë në zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
“Duket se ka shpërthyer një lloj gare ofertash për mendjet më të ndritura në zhvillimin e modeleve të AI-së,” ka deklaruar ai, duke shtuar se paga të tilla nuk janë të paarsyeshme në këtë sektor.
Sipas raportit të vitit 2026 për inteligjencën artificiale, Zvicra renditet ndër vendet me përqendrimin më të madh të ekspertëve të AI-së në botë. Në vitin 2025, vendi kishte 110.5 studiues dhe zhvillues të inteligjencës artificiale për çdo 100 mijë banorë, duke u renditur në vendin e parë në botë për densitetin e ekspertëve të AI-së. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot u hap në Shkodër ekspozita me fotografitë e rralla të Eugène Pittard Hapet në Shkodër ekspozita “Shqipëria 1921” me fotografitë e rralla të Eugène Pittard... -
Vjenë
Lea Ypi nderohet në Vjenë, vlerësohet për kontributin akademik ndërkombëtar -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Rromir Imami: Kur portreti kthehet në narrativë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fribourg -
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shqyrton dhënien e kokainës për të varurit nga droga Autoritetet planifikojnë një projekt pilot ku kokaina do të jepet nën mbikëqyrje mjekësore për të reduktuar... -
Zvicra rrezikon mungesë karburanti për avionët para sezonit veror -
Zvicër
Ambasadori Ermal Dredha dorëzon Letrat Kredenciale te Guy Parmelin -
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër












