Lajme
Dy të tretat e perimeve përmbajnë mbetje kimikatesh të rrezikshme
Analiza e revistës së konsumatorëve K-Tipp zbulon prani të substancave PFAS në shumë produkte të shitura në markete; më të prekura rezultojnë patatet dhe karotat.
Një test i publikuar nga revista zvicerane e konsumatorëve K-Tipp tregon se pothuajse dy të tretat e perimeve të freskëta që shiten në tregun zviceran përmbajnë mbetje të kimikateve PFAS, përcjell albinfo.ch.
Nga 25 produkte të analizuara në laborator, 16 rezultuan me prani të acidit trifluoroacetik (TFA), një substancë që i përket grupit të kimikateve PFAS.
Sipas testit, më të prekura ishin patatet dhe karotat e prodhuara në Zvicër, ndërsa niveli më i lartë i ndotjes u gjet në domatet “Extra Tasty” të shitura nga Migros, të importuara nga Italia.
Analiza tregoi gjithashtu se edhe perimet bio mund të përmbajnë gjurmë të këtyre kimikateve, megjithëse zakonisht në nivele më të ulëta. Substancat PFAS mund të arrijnë në bujqësi përmes ujërave të shiut ose ujërave nëntokësore, duke ndotur tokën dhe kulturat bujqësore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani Aksident fatal në Gjermani, humb jetën i riu nga Kosova... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër Aksident fatal në Zvicër, humb jetën një mërgimtar nga Gjilani... -
Mbyllet restoranti tradicional “Rössli” në Erlenbach pas 14 vitesh -
Zjarr i madh në një fermë kuajsh në Zvicër, 10 të lënduar, dy në gjendje të rëndë -
Presidenti Parmelin viziton Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut -
Sarnen (Obwalden): I burgosuri vdes pas zjarrit në qeli













