Shkurt.ch
“Avenir Suisse”: Të votojnë edhe të huajt në Zvicër
Instituti i njohur për studime shoqërore dhe ekonomike (think-tank) "Avenir Suisse" kërkon për t'u dhënë të huajve të drejtën që të dalin në zgjedhje.
Komunat gjithnjë e më shumë të huaj duhet t’i zgjedhin në poste politike, në këtë mënyrë do të jetë edhe më i fortë integrimi i tyre. Një rekomandim i këtillë nuk vjen nga një parti e krahut të majtë, por nga instituti i njohur për studime shoqërore dhe ekonomike (think-tank) “Avenir Suisse”.
Aktualisht të huajt mund të votojnë në rreth 600 komuna zvicerane. Shumica dërmuese e këtyre komunave janë në pjesën frankofone të Zvicrës, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch. Shumë më vështirë është në pjesën gjermanofolëse kur është në pyetje e drejta e votës për të huajt. Iniciativa të shumta janë hedhur poshtë viteve të fundit, si në kantonet e Aargaut dhe Cyrihut.
Aty ku është pasive e drejta e votës, numri i të huajve që janë politikisht aktivë është ende “relativisht i ulët”. Kështu thotë Avenir Suisse duke u bazuar në studimin e kryer mbi këtë temë.
Të drejtat politike të të huajve janë shumë të panjohura dhe vështirë se do të reklamohen.
Me një popullsi të huaj prej një çereku apo edhe një të tretën, megjithatë, pjesëmarrja politike e të huajve nuk do të ishte më shumë “margjinale”.
Për Gerhard Schwarz, drejtor i “Avenir Suisse”, thotë se njerëzit mund të ndikojnë me vendimet e tyre, për shembull, duke krijuar vende pune. Po ashtu mund të ndihmojnë të vendosin nëse një ndërtesë e shkollës do të duhet të ndërtohet në lagjen e tyre .
E drejta për të votuar në nivelin lokal është “një hap në drejtimin e duhur”. Kjo mund të jetë një shenjë për të vendosur se emigrantët janë perceptuar si pjesëtarë të rëndësishëm të shoqërisë, thuhet në studimin e “Avenires Suisse”.
E drejta e votës për të huajt “nuk do ishte një akt revolucionar”, por një qasje e kujdesshme me realitetin.
Integrimi politik afatgjatë i emigrantëve është një “domosdoshmëri demokratike”, shkruan “Avenir Suisse”.
E-Diaspora
-
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë Kosova triumfon me 4-3, falë talentit dhe profesionalizmit të futbollistëve të Diasporës... -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











