Lajme
BE-ja i kërkon 9 vendeve evropiane të heqin kontrollet kufitare brenda Schengenit
Brukseli thekson se lëvizja e lirë e personave është një nga shtyllat kryesore të zonës Schengen dhe se kufizimet afatgjata cenojnë këtë parim
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje nëntë vendeve evropiane që të heqin kontrollet e brendshme kufitare të vendosura në hapësirën Schengen, duke argumentuar se këto masa duhet të mbeten të përkohshme dhe të përdoren vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Në vitet e fundit, disa shtete kanë rikthyer kontrollet kufitare për shkak të shqetësimeve që lidhen me emigracionin e paligjshëm, sigurinë, terrorizmin dhe ngjarje të mëdha ndërkombëtare.
Megjithatë, Brukseli thekson se lëvizja e lirë e personave është një nga shtyllat kryesore të zonës Schengen dhe se kufizimet afatgjata cenojnë këtë parim, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas Komisionit Evropian, vendet duhet të përdorin masa alternative, si bashkëpunimi policor ndërkufitar, shkëmbimi i të dhënave dhe kontrollet e synuara, në vend të kontrolleve sistematike në kufijtë e brendshëm. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e sigurisë pa penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave.
Debati zhvillohet në një kohë kur çështjet e emigracionit dhe sigurisë po dominojnë diskutimet politike në shumë vende evropiane. Disa qeveri argumentojnë se kontrollet kufitare janë ende të nevojshme, ndërsa Brukseli kërkon rikthimin e plotë të funksionimit normal të Schengenit.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme Vala e të nxehtit në Zvicër, Cyrihu nis mbështetje për të moshuarit... -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit











