Shkurt.ch
Fluksi i refugjatëve, pa pasoja ekonomike për vendet pritëse
Fluksi i emigrantëve në Evropë nuk do të ndikojë në rejtingun kreditor për vendet që ofrojnë strehim për refugjatët.
Kështu thuhet në një analizë nga “Standard & Poor” (S & P), cituar nga “MarketWatch”.
Rritja e numrit të refugjatëve “nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomitë evropiane dhe buxhetet, të cilat mund të çojnë në reduktim dhe klasifikim të kredive dhe as do të reduktojë ndjeshëm sfidat e “plakjes” që përballen shoqëritë evropiane në dekadat e ardhshme”, thotë “Standard & Poor” (S & P).
Në afat të shkurtër pasojat financiare të krizës me emigrantët janë të rëndësishme.
Për shembull, vitin e ardhshëm qeveria gjermane do të ndajë një kosto shtesë prej 6 miliardë eurosh, ose 2% të kostos totale, këto shpenzime do të kompensohen duke ulur kostot për qëllime të tjera.Në afat të gjatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ofrojnë strehim për refugjatët, mund të kenë “ndikim të vogël pozitiv” për shkak se emigrantët mund të lehtësojnë sfidat ekonomike dhe fiskale që shkaktohen nga tendencat demokratike që janë të pavolitshme.
“Fluksi nuk do të zgjidhë problemet e ardhshme në sistemin e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor në sfondin e një popullsie në plakje”, thotë “S & P”.
Ekspertët e “S & P” besojnë se paaftësia e BE-së për të vepruar shpejt ndaj krizës së refugjatëve mund të thotë se aftësia për t’iu përgjigjur një krize të ardhshme financiare mbetet e diskutueshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












