Kultura
Luan Bajraktari, në ekspozitën “Parallel Viena” në Austri
Luani ka zgjedhur që në këtë ekspozitë me rëndësi të paraqitet me një instalacion interesant
Artisti kosovar, Luan Bajraktari do të marrë pjesë në ekspozitën “Parallel Viena 2015” që do të mbahet javën e ardhshme në Vjenë të Austrisë.
Në këtë ekspozitë e cila do të jetë e hapur për vizitorët nga 22 deri me 27 shtator, artistë nga vende të ndryshme të botës do të prezantohen me punimet e tyre, ndërsa Luan Bajraktari ka zgjedhur që të paraqitet me një instalacion.
“Unë do të prezantohem me një punim timin që do të jetë një instalacion dhe besoj se do të jetë interesante edhe për vizitorët”, shprehet për albinfo.ch, Luan Bajraktari.
Për artistin nga Klina kjo nuk është hera e parë që ai prezantohet para publikut vjenez.
“Në Vjenë kam pasur edhe ekspozita tjera, ndërsa pjesëmarrja në një ekspozitë si kjo e tashmja është e para për mua”, thotë Luani. Ai më tutje thekson se ka marrë pjesë në ekspozita në vende të shumta, ndër to edhe në Itali ku Luani specializoi dhe jetoi për disa vite para se të kalonte në Austri.
Rreth përmbajtjes së punimit të tij artistik, ai nuk ka dëshirë të zbulojë më shumë.
“Detyra e një artisti është që punimin ta paraqesë para publikut, i cili pastaj mund ta zbërthejë përmbajtjen. Jo vetëm unë por secili artist në punimet e tij e paraqet botën e tij, të kaluarën apo atë çfarë e preokupon rrethin dhe vendin e tij”, nënvizoi Bajraktari.
Luan Bajrakatari menjëherë pas kësaj ekspozite, më datën 27 shtator do të marrë pjesë në një tjetër ekspozitë në Shqipëri për të vazhduar më pas në muajin tetor me një tjetër paraqitje. Kësaj radhe në Armeni.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLuan Bajraktari
- Prejardhja:Klinë
- Vendi ku vepron:Austri
- Profesioni:Artist
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?












