Shkurt.ch
UNHCR-ja kritikon ashpër Zvicrën
Gjithnjë e më shumë njerëz nga zonat e krizës në Siri, Irak dhe Afganistan po ikin në Evropë, ndërsa UNHCR kritikon Zvicrën për praktikën e pranimit të përkohshëm të azilkërkuesve sirianë, ngase vetëm një numër i vogël i tyre njihen si refugjatë.
“Zvicra ndjek kundër azilkërkuesve sirianë një politikë restriktive”, thotë Anja Klug, shef i zyrës së UNHCR-së për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, ajo thotë se politika është më kufizuese sesa në vendet e tjera evropiane.
“I pranojnë përkohësisht dhe duhet në çdo kohë të pritet se do të dëbohen nga Zvicra. Kjo krijon një nivel të lartë të pasigurisë dhe mungesës së perspektivës”, thotë Klug.
Përveç kësaj, personat e pranuar përkohësisht që duhet të largohen nga vendi do ta kenë një qasje më të vështirë në tregun e punës.
Në pothuajse të gjitha vendet e tjera evropiane shumë më tepër azilkërkues sirianë njihen si refugjatë në krahasim me Zvicrën.
Kështu, përqindja e njohjes në Gjermani është rreth 95 për qind, mesatarja e të gjitha vendeve evropiane është 72 për qind, kurse në Zvicër në tetë muajt e parë të këtij viti rreth 35 për qind, tregon Gaby Szöllösy nga Sekretariati Shtetëror për Migracion
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













