Shkurt.ch
Zvicra nuk është më atraktive për ekspertët e huaj
Zvicra mbetet vend i dëshiruar për ekspertët e huaj që me një term tjetër quhen “expat”, por megjithatë figuron vetëm e dhjeta në listën e destinacioneve më atraktive.
Singapori, Zelanda e Re dhe Suedia janë në tri vendet e para, e ndjekur nga Bahreini, Gjermania dhe Kanadaja, sipas një studimi të publikuar sot nga banka HSBC.
Për ekspertët e huaj Zvicra mbetet një mjedis tërheqës dhe financiar me mirëqenien që ata përjetojnë këtu.
Ata fitojnë më shumë se në vendin e tyre, kanë të ardhura më të larta dhe mund të kursejnë më shumë.
Më pak pikë ka marrë Zvicra, sepse ekspertët i konsiderojnë zviceranët jomiqësorë.
Gjashtë nga dhjetë të anketuarit thonë se vështirë e kanë për të gjetur miq zviceranë. Dhe vetëm 43 për qind e ekspertëve i përshkruajnë zviceranët si miqësorë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













