Kosova

Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën

 Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë më të pasur për vizitorët dhe diasporën. Nga jeta e natës, koncertet dhe festivalet ndërkombëtare, te turizmi rural, aktivitetet për fëmijë, transporti publik, hapësirat e reja rekreative dhe sfidat urbane, kryeqyteti po synon të forcojë imazhin e tij si një destinacion modern dhe tërheqës.

Në një intervistë për albinfo.ch,  I pari i Prishtinës, Përparim Rama, flet për projektet, investimet dhe vizionin e Komunës për verën 2026, duke shpalosur planet që, sipas tij, do ta bëjnë Prishtinën një qytet edhe më mikpritës për qytetarët, turistët dhe diasporën shqiptare.

A është Prishtina gati për një verë që zgjat deri në orët e para të mëngjesit?

Kryetari I Pristhtinës Përparim Rama, në një intervistë për Albinfo.ch flet për jetën e natës në kryeqytet, koncertet, festivalet, klubet, orarin e zgjatur të bareve e restoranteve dhe aktivitetet që, sipas tij, po e bëjnë Prishtinën një nga destinacionet më atraktive të verës për të rinjtë dhe diasporën.

Nga performanca e DJ-ve ndërkombëtarë te festivalet– çfarë ofron këtë verë Prishtina?

📸Foto: Albinfo/Bahri Rexha

 Nga Sunny Hill te hapësirat e reja kulturore – kryetari tregon çfarë e pret diasporën këtë verë

Me afrimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkëatdhetarëve në Kosovë, Prishtina po hyn në një prej periudhave më dinamike të vitit. Nga festivalet ndërkombëtare e koncertet, te ngjarjet kulturore, aktivitetet sportive dhe hapësirat e reja për vizitorët, kryeqyteti synon t’u ofrojë diasporës një verë plot përjetime.

Në këtë pjesë të intervistës, kryetari Përparim Rama tregon se cilat janë aktivitetet kryesore që do ta karakterizojnë verën në Prishtinë dhe pse, sipas tij, qyteti po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për bashkëatdhetarët.


 Prishtina për më të vegjlit: Çfarë mund të përjetojnë fëmijët këtë verë?

Vera në Prishtinë nuk është menduar vetëm për të rriturit. Kryeqyteti ofron gjithnjë e më shumë hapësira dhe aktivitete të dedikuara për fëmijët, duke kombinuar argëtimin, sportin, natyrën dhe edukimin në një përvojë të vetme.

Në këtë pjesë të intervistës, kryetari flet për parqet e rinovuara, Gërminë, Gollakun, Bear Sanctuary, skate parkun, aktivitetet sportive dhe mundësitë që, sipas tij, u ofrohen fëmijëve të diasporës dhe familjeve që vizitojnë Prishtinën gjatë verës.

Prishtina nuk përfundon në shesh – çfarë ofron turizmi rural?

Prishtina nuk po promovon vetëm jetën urbane, por edhe pasuritë natyrore që e rrethojnë. Me investime në turizmin rural, shtigje për ecje e çiklizëm, aktivitete në natyrë dhe organizime si Nature & Adventure Festival, synimi është që vizitorët dhe bashkëatdhetarët ta përjetojnë kryeqytetin përtej qendrës së tij.

Në këtë pjesë të intervistës, kryetari flet për zhvillimin e Gollakut, ofertën e re turistike dhe vizionin për ta bërë Prishtinën një destinacion ku vizitorët zgjedhin të qëndrojnë më gjatë dhe të zbulojnë edhe anën e saj natyrore.

“Ata që vijnë njëherë, kthehen gjithmonë për ta përjetuar ndjenjën e vecantë që quhet ndjenja Prishtinë”, thotë vec tjerash Rama.

Mbeturinat mbeten sfidë – çfarë zgjidhjeje propozon Komuna?

Mbeturinat vazhdojnë të jenë një nga temat më të diskutuara në Prishtinë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur numri i vizitorëve dhe bashkëatdhetarëve rritet ndjeshëm.

Në këtë pjesë të intervistës, kryetari Përparim Rama flet për hapat që, sipas tij, po ndërmerren për një zgjidhje afatgjatë të këtij problemi, si dhe u bën thirrje qytetarëve dhe diasporës të kontribuojnë në mbajtjen e kryeqytetit të pastër.

Të mësuar me transport efikas në Evropë – a mund të “humbin” bashkëatdhetarët në Prishtinë?

Çdo verë, mijëra bashkëatdhetarë kthehen në Prishtinë, ndërsa bashkë me ta rritet edhe nevoja për një transport publik më funksional dhe më të qasshëm. Sipas kryetarit, risitë e viteve të fundit synojnë ta bëjnë lëvizjen në kryeqytet më të lehtë, më të shpejtë dhe më të organizuar.

Në këtë pjesë të intervistës, ai flet për sistemin Smart City, aplikacionin që tregon në kohë reale lëvizjen e autobusëve, zgjerimin e rrjetit të transportit publik dhe lehtësitë që u ofrohen bashkëatdhetarëve gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë.

(AP Photo/Visar Kryeziu)

 Po vjen nga diaspora? Këto janë ndalesat që rekomandon Përparim Rama.

Shumë bashkëatdhetarë kthehen çdo verë në Prishtinë, por nëse koha nuk mjafton për ta parë të gjithë qytetin, cilat janë ndalesat që nuk duhen humbur?

Në këtë pjesë të intervistës, kryetari ndan itinerarin që ai do t’ia rekomandonte çdo vizitori që dëshiron ta njohë Prishtinën brenda një dite.