Shkurt.ch
130 km në orë nëpër autostradat e Zvicrës?
Ishte vendosur në vitin 1985 që në autostrada zvicerane të jetë e lejuar shpejtësia 120 km në orë. Të gjitha thirrjet, për të ndryshuar këtë vendim kanë dështuar në 30 vitet e fundit.
Tani po bëhet një përpjekje e re nga deputeti naciona l Roger Golay (SVP / GE). Ai kërkon nga Këshilli Federal një raport mbi efektet e tempo 130 në autostradat me mot të mirë dhe një reduktim prej 110 km në orë në mot me shi, si raporton “Tages Anzeiger”, përcjell albinfo.ch.
“Më ka bindur modeli francez. Nëse nuk ka kolona veturash dhe kushte të mira në trafik për mua 130 km /h duket të jetë e arsyeshme “, tha Darbellay.
Më 2005 koleg i Darbellays, Pierre Kohler kishte bërë thirrje për rifutjen e tempos 130 në autostradë.
„Në atë kohë, Këshilli Federal ka thënë se ishte e nevojshme “për të bërë çdo gjë të mundshme për të përmirësuar sigurinë e pjesëmarrsëve në komunikacion.”
Ata nuk i kanë ngritur kufijtë e shpejtësisë. Në të njëjtën kohë me reduktimin e shpejtësisë maksimale prej 130-120 në Zvicër kanë shkaktuar një reduktim të aksidentëve për 12 për qind.
“Prandaj, Këshilli Federal nuk sheh ndonjë arsye për të ndryshuar kufijtë e shpejtësisë dhe kështu do të zvogëlojnë sigurinë rrugore.”
Nëse Këshilli Federal vjen dhjetë vjet më vonë në një përfundim tjetër do të jetë e diskutueshme.
Ndoshta votuesit duhet të vendosin së shpejti mbi këtë çështje. Më 2014 janë nisur dy iniciativa që duan më të shpejtëojnë rrugët e Zvicrës . Ndërsa tashmë njëra prej tyre ka dështuar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












