Shkurt.ch
Rritje e numrit të azilkërkuesve në periudhën qershor-shtator
Nga fillimi i qershorit e deri në fund të shtatorit të këtij viti, në Zvicër është shënuar një rritje e theksuar e numrit të azilkërkuesve. Siç bën të ditur Sekretariati Federal për Migracion (SEM) gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12.300 kërkesa azili që është për 5000 më shumë se në tre muajt paraprakë.
Sikurse edhe deri tash, azilkërkuesit që vijnë në Zvicër, në shumicën e tyre kanë kaluar nëpër rrugën e Mesdheut dhe pastaj përmes Italisë dhe shumë më pak përmes “rrugës ballkanike”. Kjo nënkupton që ata janë me shumicë nga Afrika, gjegjësisht më të shumtët nga ky grup janë eritreanë.
Vetëm gjatë muajit shtator ka pasur një ndryshim sa i përket rrugëve të përmendura: në periudhën në fjalë ka filluar të rritet edhe numri i refugjatëve, shfrytëzues të rrugës ballkanike. Kjo për faktin se numri i atyre që gjatë muajve të fundit kanë marrë këtë rrugë, kryesisht drejt Gjermanisë, ka pasur një shtim të madh. Pastaj masat e ndryshme kufizuese që kanë ndërmarrë shtetet e Evropës qendrore kanë shtyrë një pjesë të tyre të përfundojnë në Zvicër edhe pse Zvicra ende nuk është destinacion final i fluksit të refugjatëve nga kjo rrugë.
Numri më i madh i azilkërkuesve të ardhur në Zvicër gjatë kësaj periudhe është nga Eritrea (5127) ndërsa sirianët me 1556 dhe afganistanasit me 1373 kërkesa azili janë në vendin e dytë dhe të tretë. 66 për qind e të gjithë azilkërkuesve të ardhur në Zvicër gjatë periudhës qershor-shator janë nga këto tri vende, njofton SEM.
Por është intreresant edhe shtimi gjatë kësaj periudhe i numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria. Nga rreth 90 shqiptarë sa kishin kërkuar azil në tremujorin paraprak, gjatë tremujorit qershor shtator kemi pasur 241, që është për 152 më shumë!
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll