Shkurt.ch
Punëtorët nga zonat kufitare nuk rrisin papunësinë
Sipas një studimi të SECO-s, numri i punëtorëve nga zonat kufitare në Ticino nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të papunësisë në këtë pjesë të Zvicrës.
Sipas studimit nga Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO), me 328 kompani në Ticino gjithashtu thuhet se konkurrenca është e madhe nga punëtorët e huaj në tregun e punës. “Për këtë arsye është mjaft e mundshme që problemi i vërtetë nuk qëndron me papunësinë, por me tregun e punës”, thuhet në raport.
Nga ana tjetër, ka qenë papunësia e lartë e të rinjve në Ticino, një shenjë që të rinjtë pa përvojë pune ishte vështirë të integrohen në tregun e punës në Ticino.
Shkalla e papunësisë pas vitit 2010 ka tendencë të jetë përkeqësuar në Ticino në krahasim me gjithë Zvicrën. Shkalla e punësimit të moshave 15- 64-vjeç në Ticino ishte në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2015 në një mesatare prej 71.2 për qind, ndërsa ajo ishte në gjithë Zvicrën në 79.4 për qind.
Përveç kësaj, papunësia e të rinjve ishte rritur pak mbi mesataren në krahasim me grupmoshat e tjera. Papunësia afatgjate në Ticino është rritur pak më shumë kundrejt mesatares zvicerane.
Me 62.500 punëtorë nga zonat kufitare në tremujorin e dytë të vitit 2014, numri i tyre është dyfishuar që nga viti 2002. Rreth një në katër prej atyre që punojnë në Ticino jetojnë në zonat kufitare me Zvicrën.
Megjithatë, rritja më e lartë e punëtorëve nga zonat kufitare është regjistruar në zyra të ndryshme. Ndërkohë, 57 për qind e tyre punojnë në sektorin e shërbimeve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













