Shkurt.ch
Kryqe nazistë në afërsi të qendrës së azilit
Policia Kantonale mendon se shkak për këtë akcion ilegal është hapja e një qendre për strehimin e azilkërkuesve në këtë lokalitet
Persona të panjohur kanë shkruar në natën në mes të të dielës dhe të hënës parulla me përmbajtje kundër të huajve dhe kanë vizatuar kryqe të thyer në rrugët dhe në shenjat e komunikacionit në Sulgen të kantonit Thurgau.
Policia Kantonale mendon se shkak për këtë akcion ilegal është hapja e një qendre për strehimin e azilkërkuesve në këtë lokalitet, shkruan thurgauerzeitung.ch. Vizatimet janë bërë në afërsi të qendrës për mbrojtje civile, (bunker) ku është vendosur nga qeveria e vendit strehimi i 120 azilkërkuesve. Sipas deklaratës së një zëdhënësi të SEM (Sekretariati Federal për Migracion), në këtë strehimore fillimisht janë vendosur 24 persona, të gjithë meshkuj si dhe personeli.
Vizatimet janë mënjanuar menjëherë ndërsa komuna ka bërë padi kundër personit të panjohur, thotë një zëdhënës policie. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














