Shkurt.ch
Më shumë raste të azilkërkuesve të sëmurë
Qeveria në Bernë është kritikuar nga kantonet për shpërndarjen e azilkërkuesve muajt e fundit pa ekzaminime të nevojshme mjekësore.
“Muajt e fundit ka pasur raste të azilkërkuesve të sëmurë, të cilët janë dorëzuar nëpër kantone nga qeveria federale pa asnjë ekzaminim mjekësor”, thotë Jan von Overbeck, president i shoqatës së mjekëve kantonalë zviceranë për “NZZ am Sonntag”.
Qeveria po shqyrton futjen e testimit shtesë të refugjatëve për sëmundje dhe ka ngritur një grup përkatës pune. Në këtë grup janë përfshirë përfaqësues të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), Sekretariati i Shtetit për Migrim dhe drejtorive kantonale të shëndetësisë, thotë Daniel Koch, kreu i Departamentit të “sëmundjeve ngjitëse” në BAG.
Kontrollet dhe ekzaminimet mjekësore duhet të përmirësohen dhe të zgjerohen në qendrat e pritje.
Presidenti i Shoqatës së mjekëve kantonalë kërkon që azilkërkuesit të ekzaminohen jo vetëm për tuberkulozin, por edhe për sëmundje të tjera ngjitëse.
Në BAG thonë se në kuadër të grupit punues ka pasur tashmë thirrje për një kontroll të përgjithshëm shëndetësor për azilkërkuesit.
Grupi i punës mblidhet në nëntor në takimin e parë dhe pritet të fillojë punën e tij në dhjetor.
Që nga viti 1970, qeveria federale në mesin e të huajve që emigrojnë në Zvicër ka kryer kontrolle shëndetësore. Që nga viti 2006, megjithatë këto ekzaminime janë kryer në kufi në formën e intervistave.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










