Shkurt.ch
Për çka brengosen zviceranët?
Mbi 70 për qind e zviceranëve mendojnë se egoizmi rrezikon identitetin e Zvicrës. Saktësisht, në të njëjtën përqindje i shohin marrëdhëniet e Zvicrës në BE-në si një kërcënim. Kjo është bërë e qartë nga një sondazh i quajtur „Barometri i brengave”, i bërë me porosi të bankës Credit Suisse, që ka regjistruar gjendjen momentale të asaj që brengos më shumë qytetarët zviceranë.
Mungesa e solidaritetit të shoqërisë i bën njerëzit të anketuar të jenë të shqetësuar. 71 për qind, katër pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë, thanë se egoizmi rrezikon identitetin e Zvicrës.
60 për qind e të anketuarve dëshirojnë vazhdimin e negociatave dypalëshe me BE-në. Kjo është gjashtë pikë përqindje më pak se në vitin 2014.
96 për qind e qytetarëve të Zvicrës janë krenarë për neutralitetin e vendit, 94 për qind janë krenarë që janë zviceranë.
Për neutralitetin e popullit zviceran nuk janë vetëm krenarë: çdo i dyti e sheh atë si forcë kryesore të vendit. Përveç kësaj, paqja dhe arsimi janë cituar si përparësitë më të mëdha të vendit.
Shumica janë shqetësuar më shumë për papunësinë, emigracionin dhe pensionet. Shqetësimet rreth punës dhe papunësisë së të rinjve janë rritur në këtë mënyrë me pesë pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












