Futboll
A do ta thyejë Albian Ajeti rekordin zviceran të golashënuesve?
Përse Albian Ajeti (22) do të shënojë më shumë se 111 gola në Super ligën zvicerane.
Për shkak se sulmuesi shqiptar kaloi në FC Basel në mes të sezonit të vjeshtës 2017, emri i tij është sinonim i urrejtjes në Zvicrën Lindore. Ai, rregullisht pritet me ofendime nga tifozët e St. Gallenit.
Për Albianin është një ndjenjë të tmerrshme: “Kjo më bën të nxehtë, i dua sfidat e tilla. Lojërat në St. Gallen janë tërheqëse, që më motivojnë”.
Ajeti ka shënuar pesë gola kundër ish-klubit të tij, në duelin e fundit ai i provokoi tifozët, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch.
Por, ky veprim e ka penduar sulmuesin 22-vjeçar dhe tani i vjen keq:
“Po të shënoj përsëri kundër St. Gallenit, nuk do të provokoj më shumë. Nga respekti. Kam kaluar një kohë të bukur dhe të mirë në Zvicrën Lindore. Të gjithë ishin të lumtur dhe ndjehesha mirë”.
Albiani shënoi dhjetë gola për St. Gallenin, për Bazelin sulmuesi shqiptar shënoi 32 gola. Ende i duhen edhe 70 gola për ta thyer rekordin e Super Ligës zvicerane, të cilin e mban drejtori sportiv i FC Basel, Marco Streller.
A do t`ia dalë?
“Natyrisht”, përgjigjet Albiani me një buzëqeshje. “Ndoshta jo në dy vjetët e ardhshme, por herët a vonë po”.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në














