Tematike
A do ta kenë romandët sigurimin e tyre shëndetësor unik?
Me humbjen në referendum, çështja e fondit shëndetësor unik megjithatë nuk është hequr nga rendi i ditës në kantonet frankofone
Humbja në nivel nacional, në referendum, e iniciativës për arkën unike shëndetësore ka shqetësuar kantonet frankofone, në Zvicrën Perëndimore, të cilat kanë votuar me shumicë në favor të asaj arke. Madje edhe pjesët frankofone të dy kantoneve dygjuhësore, si Friburgu dhe Berna kanë votuar në favor të arkës së përmendur. Për këtë arsye në ketë regjion janë ngritur ide për krijimin e një arke të unifikuar vetëm për kantonet përkatëse.
Por, sipas përgjegjësve të shëndetësisë edhe në vetë këto kantone, kjo gjë nuk paraqitet kaq e thjeshtë. “Nuk mund të thuhet thjesht: Ne do ta bëjmë tash Fondin tonë Shëndetësor”, ka thënë drejtori për Shëndetësi në Kantonin e Gjenevës, Mauro Poggia. Ndërsa homologu i tij nga kantoni Vaud, Pierre-Yves Maillard ka këmbëngulur se me humbjen në referendum, çështja e fondit unik megjithatë nuk është hequr nga rendi i ditës, shkruan srf.ch. Ai ka shtuar se ndoshta një iniciativë për fondet në nivel kantonal do të votohej më lehtë se sa kjo në nivel nacional, pasi që do të ishte më afër popullatës. Më tutje Maillard ka shtruar pyetjen: “Përse do të dhej të shqetësoheshin gjermanofonët , nëse frankofonët do të ndiqnin një rrugë tjetër në çështjen e sigurimit shëndetësor?.
Edhe Poggia ndan mendimin se një Fond Shëndetësor regjional do të ishte legjitim në Romandi (regjioni frankofon i Zvicrës), edhe pas humbjes në nivel nacional. Kjo edhe për faktin se në kantonet tjera frankofone, Jura dhe Neuchatel iniciativa është votuar në mënyrë edhe më bindëse se në Gjenevë dhe Vaud. Për këtë arsye Poggia planifikon të takohet me homologët e tij të kantoneve të përmendura.
Por, për të krijuar një fond regjional shëndetësor duhet ndryshuar Ligji Federal për Sigurimin Shëndetësor. Kjo mund të bëhet vetëm përmes dy dhomave të Parlamentit Nacional dhe, mbase, përmes një referendumi të ri. Dhe, në një rast të tillë synimi i Romandisë do ta kishte fitoren tepër të vështirë.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














