Lajme
A do të ashpërsojë Kosova masat, nëse rritet numri i të infektuarve
Autoritetet shëndetësore në Kosovë tërheqin vërejtjen se masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, mund të shtohen ose ato ekzistuese nuk do të hiqen në rast se qytetarët dhe bizneset nuk respektojnë rregullat e parapara.
Rënia dhe pastaj ngritja e numrit të të prekurve me koronavirus në Kosovë, sipas zyrtarëve shëndetësorë është një indikacion që mund të shtyjë autoritetet të mos zbusin masat për lëvizje më të lirë të qytetarëve.
“Nëse vazhdon të rritet numri i rasteve pozitive, nëse fillon të ketë vatra të infeksionit në komunitet, duhet të reagohet menjëherë”, tha Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Zëdhënësi Hoti tha se në rrethanat në Kosovë nuk mund të flitet tash për tash për një numër të caktuar të rasteve dhe me pas të vendoset për shtrëngim të masave.
“Nuk ka lidhje kjo me shifra, sepse në një ditë mund të ketë shumë raste e një ditë mund të mos ketë farë”, tha Hoti.
Komiteti për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë të martën, pas një takimi ku është analizuar situata me masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë maksimalisht rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana













