Lajme
A do të kërkojë Trump hetim të Bidenit?
Donald Trump nuk përjashton mundësinë e hapjes së një hetimi ndaj Joe Biden. Në intervistën e parë si president i SHBA-së në Fox News, Trump deklaroi se ish-presidenti Joe Biden, gaboi që nuk fali veten para se të largohej nga detyra.
“Ky i fali të gjithëve. Dhe gjëja më qesharake, ndoshta e trishtueshme, është se ai nuk fali veten. Dhe nëse e shikoni, gjithçka kishte të bënte me të”, u përgjigj Trump, teksa u pyet nga gazetari Sean Hannity, nëse ai synon t’i kërkojë Kongresit, ose Departamentit të Drejtësisë të hetojë” paraardhësin e tij.
Trump nuk specifikoi se çfarë shkeljesh mund të ketë kryer ish-presidenti, vetëm se paraardhësi i tij duhet të durojë llojin e kontrollit ligjor që ai duroi përpara se të rizgjidhej.
“Kam kaluar katër vite ferr. Kam shpenzuar miliona dollarë tarifa ligjore dhe kam fituar. Por unë e bëra atë në mënyrën e vështirë”.
Kur u pyet nga Hannity se atij iu dha mundësia për të falur veten në vitin 2021 kur ai po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Trump u përgjigj se nuk pranoi, sepse besonte që nuk kishte bërë asgjë të keqe, raporton A2 CNN.
Në një pikë tjetër të bisedës, Trump kujtoi se mund të kishte hetuar Hillary Clinton, por vendosi të mos e bënte këtë.
“Unë kam qenë gjithmonë kundër hetimeve ndaj presidentëve, ose në rastin e Hillary Clinton, për shembull. Mund ta kisha bërë, por nuk doja”, tha ai.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes













