Lajme
A do të largohet UNMIK-ut nga veriu i vendit?
Qeveria e Kosovës e ka njotuar shefin e UNMIK-ut, Farid Zaarif, për hapjen e Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, e cila do të funksionalizohet brenda dy javësh.
Mediat kosovare raportojnë se shtetet e pessëshes dhe Qeveria, presin që deri atëherë UNMIK-u t’i transferojë të gjitha dokumentet, të dhënat dhe materialet tjera te kjo zyrë.
Raportohet se në zyrë do të mund të punësohen të gjithë serbët që kanë punuar ë UAM, por jo edhe ata që kanë punuar njëkohësisht në strukturat paralele.
Zyrtarët e misionit të UNMIK-ut, nuk e kanë pritur edhe aq mirë këtë lajm, duke thënë se presin diskutime të mëtutjeshme me autoritetet e Kosovës dhe faktorët e tjerë.
Ndërkohë mediat në kosovë shkruajen për palenin e funksionimit të kësaj zyreje.
Njeriu që do ta udhëheqë Zyrën administrative përtej Ibrit do të jetë qytetar serb dhe do të zgjidhet me konkurs.
Pas këtij hapi, raportohet se do të publikohet edhe plani i detajuar për integrimin e kësaj pjese të vendit. Ai do ta ketë barrën kryesore për të dialoguar me banorët lokalë dhe për t`i afruar ata më afër Prishtinës, shkruajnë mediat kosovare duke cituar burimet e tyre brenda Qeverisë.
Megjithëkëtë, vetëm një ditë pas themelimit ka ardhur reagimi i përfaqësuesve të serbëve të veriut, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës së re atje, me arsyetimin se nuk është pyetur Beogradi. Oliver Ivanovië, ka thënë se ky është një provokim i radhës nga Prishtina.
Por, diplomatët perëndimorë në Prishtinë e mirëpresin hapjen e Zyrës, duke e përjashtuar statusin special për veriun.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë













