Futboll
A do të largohet Xhaka nga Arsenali?
Në ditët e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali në fund të këtij sezoni.
Këto media po ashtu raportojnë se futbollisti kosovar mund të rikthehet në Bundesligë për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
E për të folur për këtë temë, ka gjetur kohë edhe trajneri i “Gunners”, Mikel Arteta. Ai insiston se Xhaka është lojtar i rëndësishëm i “Topçinjve”, por që e ardhmja e tij do të diskutohet vetëm në fund të sezonit aktual.
“Është e qartë se ai është një lojtar që ka luajtur në çdo minutë që prej se jam bërë trajner këtu. Graniti është një figurë jashtëzakonisht e respektuar në këtë klub. Ai e ka një histori të madhe përreth tij me ato që i ka arritur në klub, duke tejkaluar edhe momente të vështira. Kështu që, ai është një lojtar kyç dhe mjaft i rëndësishëm për ne”, deklaroi Arteta.
Trajneri spanjoll do të presë derisa Arsenali t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni për të diskutuar më pas me Xhakën për të ardhmen e tij.
“Çkado që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë, natyrisht jo tash”, vazhdoi Arteta.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












