Shkurt.ch
A do të mund të votojnë të huajt e kantonit të Vaud-it?
Më 4 shtator banorët e kantonit të Vaud-it do të tregojnë me votat e tyre nëse ata janë dakord për t’u dhënë të huajve të drejtën për të votuar dhe për të qenë të zgjedhur në nivelin kantonal, gjë që do të bëhej për herë të parë në Zvicër.
Në rast se votat japin një rezultat pozitiv, kjo do të bëjë të mundur zgjedhjen e një të huaji për Këshilllin i shtetit, dhe, madje edhe në Këshilli shteteve (Dhoma e lartë).
Neuchâtel dhe Jura tashmë u japin të drejtën e votës të huajve në nivelin kantonal, por nëse këtë rast Vaudi voton po, ky kanton do të jetë i pari që i jep të drejtën për të qenë i zgjedhur. Kështu që një i huaj do të mund të jetë i zgjedhur në Këshillin e qeverisë, në Parlamentin kontonal dhe, madje edhe në Këshillit e qeverive.
Mbështetur nga e majta dhe nga një mori shoqatash, iniciativa “Të jetosh dhe të votosh këtu” propozon t’u japë të drejtat politike banorëve të huaj, të cilët jetojnë qe 10 vjet në Zvicër dhe më shumë se tre vjet në kantonin e Vaud-it. Ky projekt përfshin rreth 85.000 njerëz, ose afro 18% të elektoratit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj













