Të tjera
A do të përhapet kriza e Ukrainës në Ballkan?
Lufta në Ukrainë nuk mund të përhapet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroacia është një shembull i një politike të zgjuar energjetike, tha të hënën i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Duke folur në Forumin SHBA-Kroaci në Zagreb, Escobar tha se ai nuk mendon se kriza e Ukrainës mund të përhapet në fiqnjët Kroacisë, sepse ajo e ka kthyer fokusin e Europës në trajtimin e krizave rreth saj, siç raporton agjencia kroate e lajmeve, Hina.
Lufta në Ukrainë ka çuar gjithashtu që kandidatët për anëtarësim në BE të tregojnë solidaritet me vlerat perëndimore, tha Escobar, duke përmendur faktin se Serbia e dënoi pushtimin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fillim të marsit, duke e quajtur këtë “ndryshim sizmik”.
Ai foli për Bosnjën, e cila tha se nuk ka problem teknik, por tha se ka probleme me korrupsion.
Escobar tha se shpreson që Bosnja të mbajë zgjedhje të përgjithshme këtë vit.
Sipas tij, çelësi është krijimi i autoriteteve funksionale që do ta luftojnë korrupsionin, do të tërheqin investime dhe do të krijojnë kushte për të rinjtë. Megjithatë, tha ai, BeH është shtet sovran dhe vullneti politik duhet të vijë nga brenda.
“Ne duhet t’i inkurajojmë ata, por është përgjegjësia e tyre të gjejnë zgjidhje”, tha ai, duke iu referuar krerëve politikë të Bosnjës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse











