Lajme
A do të rrisë Gjermania moshën e pensionit për të trajtuar mungesën e punëtorëve?
Nuk është sekret që Gjermania po përpiqet të gjejë punëtorë të mjaftueshëm për të plotësuar rolet në pothuajse çdo industri që mund të imagjinohet, nga zdrukthtaria tek kujdesi për fëmijët, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 400,000 punëtorë shtesë nevojiten në vit për të plotësuar vendet e lira të punës dhe ata thonë se mungesa ka një efekt të dëmshëm si në ekonomi, ashtu edhe në fondin e pensioneve të vendit.
Deri më tani, koalicioni i semaforëve i socialdemokratëve (SPD), i të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP) i ka vendosur sytë te emigrantët për të mbushur këtë boshllëk. Ata duan të inkurajojnë punëtorët e kualifikuar që të vijnë në vend me një sistem imigrimi të bazuar në pikë dhe ta bëjnë më tërheqës qëndrimin për njerëzit duke liruar rregullat e nënshtetësisë.
Por, në anën tjetër, fakti që shumë njerëz në Gjermani po dalin para kohe në pension, thonë se diçka duhet bërë për t’i mbajtur njerëzit të punojnë më gjatë.
Këtë javë, kancelari Olaf Scholz (SPD) gjithashtu mori pjesë në diskutim. “Ne duhet të rrisim përqindjen e njerëzve që mund të punojnë me të vërtetë deri në moshën e pensionit”, tha ai për gazetat e Funke Media Group. “Shumë e kanë të vështirë sot.”
Komentet e tij ndezën një debat të ripërtërirë nëse sistemi aktual i pensioneve është i përshtatshëm për qëllimin dhe çfarë duhet bërë për të ndaluar që personat mbi 60 të dalin kaq shpejt në pension. Madje ka pasur thirrje për të hequr qafe moshën zyrtare të pensionit dhe për të kaluar në një sistem më fleksibël, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











