Kosova
A do të takohen nesër Kurti dhe Thaçi
VV-ja konfirmon se nesër takimi i Kurtit me Thaçin do të ndodhë
Është bërë e ditur se të hënën Presidenti Thaçi pritet ta mandatojë Albin Kurtin, ndërsa LDK mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar.
Thuhet se disa letra radhazi u shkëmbyen për t’u dakorduar për një takim. Por presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet që më në fund të hënën të takohen.
Vlen të theksohet se presidenti Thaçi ka deklaruar se do ta presë fituesin e zgjedhjeve më 6 janar në zyrën e tij, duke ia caktuar orën 15:00.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje për T7 ka konfirmuar se takimi mes Thaçit e Kurtit do të ndodhë ashtu siç ka theksuar edhe kreu i VV-së, në letrën e dërguar presidentit.
“Në letrën e dërguar Presidentit, Kryetari Kurti ka theksuar se më datën 6 janar, në orën në të cilën mundet presidenti, do të mund të takoheshin. Dhe po, nesër pritet të mbahet takimi”, kanë thënë nga Zyra për Media e VV-së.
Kujtojmë se Kurti pati refuzuar dy ftesa brenda ditës të presidentit Thaçi. Herën e tretë e refuzoi përsëri, po këtë herë dha dhe një propozim, që takimi mes tyre të ndodhë më 6 janar, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











