Kosova
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt
"Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9 shkurtit", ka thënë veç tjerash ai, përmes entuziazmit të publikut
Në një atmosferë përplot emocione, para një publiku në numër të madh, në Event Halle 622 të Cyrihut, është zhvilluar takimi i radhës i fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, me moton “Cep më cep”.
Kreu i VV dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me thirrje dhe brohoritje emotive nga ithtarët e tij dhe të partisë së tij në sallë. Dhe ai u është përgjigjur atyre me një fjalim të zjarrtë, duke përmbyllur takimin në të cilin ka pasur edhe fjalime të tjera dhe pika muzikore.
Tubimiun e ka moderuar shkrimtarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Zvicra, Shqipe Sylejmani.
Në sallë ka qenë edhe zëvendësministrja Donika Gërvalla, njëherësh kryetare e partisë Guxo që garon në kuadrin e Listës Vetëvendosje.
Tubimin e ka hapur Qëndresa Hoxha Sadriu, kryetare e Qendrës së VV për Zvicër, e cila u ka kujtuar të pranishmëve “rëndësinë e veçantë” që ka votimi më 9 shkrurt dhe sidomos votimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo po ashtu ka sqaruar edhe mënyrën që duhet ndjekur për të votuar nga diaspora. Ngjashëm me të ka folur edhe kryetarja e Qendrës së VV-së për Gjermani, Sabile Aliu. Ajo ka vënë theksin në domosdonë që kësaj here të votohet ehde më masivisht në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje të përsërisë suksesin e vitit 2021.
Me një fjalim u është drejtuar edhe miku i shqiptarëve dhe i Kurtit, kryetari i PS-së së Zvicrës, Cedric Wermuth. Ai ka folur për situatën aktuale politike botërore, me fokus të veçantë në rrezikun nga rritja e forcave të ekstremit të djathtë gjithandej në vendet perëndimore, që kulmoi, sipas tij, me zgjedhjen e Trumpit, president të SHBA-së.
Një fjalë e ka mbajtur edhe kandidatja e këtyre zgjedhjeve, këngëtarja e njohur Edona Llalloshi. Ajo ka përshëndetur publikun e diasporës dhe e ka lutur atë t`i japë votën asaj dhe VV-sëpastaj ka kënduar dy këngë.
Me një këngë dhe dy valle është paraqotur edhe Ansambli “Vatra” nga Bylahu, Cyrih.
Ngjitja në skenë e Albin Kurtit është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga të pranishmit. Ai, në fjalimin e tij të gjatë dhe të frymëzuar ka folur për arritjet e qeverisjes së tij katërvjeçare të cilat i ka karakterizuar si “të jashtëzakonshme” dhe të pakontestueshme, në të gjitha sferat e jetës. Kurti me këtë rast ka përmendur shifra dhe listime të ndryshme që e tregojnë qeverisjen e tij në një dritë shumë superiore në krahasim me qeveritë e mëparshme.
Këtu nuk ka mundur të mungojë sigurisht, vendosja e rendit dhe sovranitetit të shtetit në veri, shumëfishimi i investimeve për mbrojtjen e vendit gjegjësisht për FSK-në, subvencionet që shteti ka dhënë për shtresat e varfra, investimet kapitale etj.
Në përmbyllje të fjalës së tij, i ndërprerë nga brohoritjet “Kurti”, “Vetëvendosje” dhe “118”, ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të vijnë në Kosovë për të votuar, më 9 shkurt. “Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9 shkurtit”, ka thënë veç tjerash ai, përmes entuziazmit të publikut që kishte mbushur sallën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptarë nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Kryetari i Bashkisë së Romontit dënohet për ushtrim dhune mbi policët Sipas urdhrit penal, Jean-Claude Cornu është fajtor për dhunë dhe kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve policorë... -
Doktoraturë Nderi për ish presidentin e Zvicrës, Alain Berset -
Firmat zvicerane do të investojnë 200 miliardë dollarë në SHBA si pjesë e marrëveshjes tarifore -
‘Gërryerje e identitetit zviceran’: SVP-ja mbron propozimin anti-imigracion -
Si e ndajnë 23 franga kantonin e Freiburgut















