Lajme
Zvicra pritet t`i heqë masat e koronës më 16 shkurt
Bëhet fjalë për zbutjen e detyrimin e certifikatës Covid, lehtësimin e detyrimit për të mbajtur maska dhe të kufizimeve në takime dhe evente etj.
Paraqitja e ministrit të Shëndetësisë Alain Berset para mediave të premten në Aarau kishte shenja optimiste. Ai madje premtoi se disa masa si Puna nga shtëpia (Home Office) dhe karantina do të hiqen së shpejti, transmeton albinfo.ch. Për më tepër ai tha se as detyrimi për certifikatën Covid nuk do të ekzistojë përgjithmonë.
Nisur nga kjo dhe tregues të tjerë, vëzhguesit presin që qdeveria e vendit të heqë dy masat e përmendura që në mbledhjen e saj të ardhshme të mërkurën, më 2 shkurt. Në konsultimin e fundit, një numër kantonesh u shprehën në favor të heqjes ose përshtatjes së këtyre masave. Pas kësaj, për shkak të pushimeve të skive, mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Federal do të mbahet më 16 shkurt.
Në mbledhjen e 16 shkurtit Këshilli Federal pritet të diskutojë dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm lehtësues, për të cilat do të merret vesh në konsultim me kantonet, më 2 shkurt, shkruan 20minuten.ch. Bëhet fjalë për heqjen e detyrimit për të treguar certifikatën brenda vendit, lehtësimin e detyrimit për të mbajtur maska dhe të kufizimeve në takime dhe evente private
Andreas Widmer nga Spitali Universitar i Bazelit dhe kryetar i Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Infeksioneve (Swissnoso) tërheq vërejtjen kundër heqjes “shumë të hershme” të detyrimit për maskë. Duke arsyetuar mosheqjen e detyrimit të maskës ai thotë: “Së pari, përfitimi shkencor nga mbajtja e maskës është vërtetuar, dhe së dyti, efektet e variantit të omicron BA.2 janë ende të pasigurta.
“Nëse i heqim maskat dhe varianti omicron shpie në norma më të larta të shtrimit në spitale, ne do të kemi një problem të madh”, thotë Widmer. Prandaj, heqja e detyrimit për maskë duhet të kryhet në faza, përcjell albinfo.ch. “Së pari, për shembull, në qendrat e fitnesit, në punë dhe vetëm pastaj, më vonë edhe në dyqane dhe transport publik.”
Ndryshe, ai përshëndet qëndrimin e Këshillit Federal: “Nga pikëpamja epidemiologjike, heqja e punës nga shtëpia, e karantinës dhe e certifikatave është gjithsesi e arsyeshme”.
Kjo gatishmëri e treguar për heqjen e masave shpjegohet me faktin se Qeveria Federale pret që kulmi i valës aktuale të koronës (Omicron) të kalohet së shpejti. Kjo, nisur nga përvoja që ka treguar se katër valët e fundit të koronës secila zgjatën rreth gjashtë javë. Edhe nëse vala e Omicronit zvarritet pak më gjatë: më e keqja duket se do të përfundojë nga mesi i shkurtit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern














